Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, "Ford-i" përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, "Ford-i" përplas

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve, 62-vjeçari A. A duke drejtuar mjetin e tij tip "Ford", ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Viktima mësohet të jetë rreth 60 vjeç.

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit