Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën e Laçit, gjashtë të plagosur

Aksident në autostradën e Laçit, gjashtë të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” në Laç.

Nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M.,  ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit