Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, dy të plagosur

Aksident në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, dy të

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dy persona të plagosur.

Autoambulanca e Kurbinit ka transportuar menjëherë të plagosurit drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Detajet e mëtejshme do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

Të fundit