Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Kolonjë-Lushnje, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në autostradën Kolonjë-Lushnje, mjeti përplas
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Kolonjë-Lushnje, ku një 42-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një këmbësor.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit