Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 5 të plagosur

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 5 të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave të para, një aksident janë përfshirë tre automjete, e për pasojë janë plagosur pesë persona. Mësohet se personat e lënduar ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., në aksidentit është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


 

Të fundit