Flash News

E-TJERA

Aksident në Berat, BMW ‘merr përpara’ katër automjete, një i plagosur  

Aksident në Berat, BMW ‘merr përpara’ katër
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i shumëfishtë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.

Sipas të dhënave të para, makina BMW me targë AA 838 UD, ka marrë para katër automjete të tjera, në aksin rrugor Berat-Uznovë, në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa siç shihet nga foto, makinat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Paraprakisht, mësohet se drejtuesi i mjetit tip BMW teksa po levizte me shpejtesi, është përplasur me automjetet që kanë qenë të parkuara dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Të fundit