Flash News

E-TJERA

Aksident në Bulqizë, përplasen automjeti dhe motoçikleta, një e plagosur

Aksident në Bulqizë, përplasen automjeti dhe motoçikleta,

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor që lidh lagjen e re me atë të vjetër të qytetit të Bulqizës.

Automjeti tip Audi është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të një gruaje që udhëtonte si pasagjere në motor.

Raportohet se gruaja e aksidentuar është në gjendje kritike dhe po pritet një helikopter për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Të fundit