Flash News

E-TJERA

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje biçiklistin

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje
Foto Ilustruese/ Aksident

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, ndërkaq viktima është 62-vjeçari H.B..

Policia po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit, që u largua me shpejtësi për të humbur gjurmët.

Të fundit