Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan-Tiranë, përplasen 5 automjete. Dyshimet

Aksident në Elbasan-Tiranë, përplasen 5 automjete. Dyshimet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Pesë makina janë përplasur me njëra tjetrën në zonën e quajtur Dobaj.

Nga informacionet paraprake raportohet për të plagosur, që janë dërguar në urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk dihet numri dhe gjendja e tyre.

Dyshohet se një prej drejtuesëve ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur me bordurën anësorë.

Por nga mos ruajtja e distancës janë përplasur pas tij edhe katër makina të tjera.

 

 

Të fundit