Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, katër të lënduar

Aksident në Fier, katër të lënduar

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në Kryqëzimin e Cakranit në Fierit. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe tre pasagjerët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit