Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë Krujë-Thumanë, ndërron jetë pasagjerja

Aksident në Fushë Krujë-Thumanë, ndërron jetë
foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ë rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, ku si pasojë pasagjerja 77-vjeçare ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit