Flash News

E-TJERA

Aksident në Gjirokastër-Subash, katër të plagosur

Aksident në Gjirokastër-Subash, katër të plagosur

Një aksident u shënua paraditen e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz.

Nga përplasja e dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur katër persona.

Rreth orës 11:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Dh., është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin J. Z.

Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë drejtuesi mjetit J. Z dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Renault”, shtetasit M. Z., B. T., M. T.,të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit