Flash News

E-TJERA

Aksident në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Aksident në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi u përfshi në një aksident që ndodhi ditën e djeshme në Greqi. Mediat greke kanë nxjerrë pamje nga vendngjarja, ndërsa bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina. Dyshohet se është humbur kontrolli i makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke përfunduar në fushë.

Nga informacionet paraprake thuhet se i riu shqiptar që mbeti i pajetë është nga Korça dhe ka inicialet A.L, por ende nuk dihet mosha e tij.

 

Të fundit