Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të Fierit, 10 të plagosur

Aksident në hyrje të Fierit, 10 të plagosur

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe 8 pasagjarët. 

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur "Safari park", Fier, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit