Flash News

E-TJERA

Aksident në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë një shqiptar.

32-vjeçari, Eduart Hoxha baba i dy fëmijëve, pasi kishte lënë turnin në punë, duke drejtuar makinën e tij “Fiat Punto” u përplas nga një “Audi A3” që drejtohej nga në 25-vjeçar.

Sipas mediave italiane, ndihma e parë ka mbërritur menjëherë, por për fat të keq, i riu nuk arriti të mbijetonte.

Shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.

Të fundit