Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin në Kapshticë, ndërron jetë 31-vjeçari

Makina humb kontrollin në Kapshticë, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kapshticë, ku A. Sh., rreth 31 vjeç, , duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë i riu ka ndërruar jetë, ndërsa është dëmtuar pasagjeri A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia paraprakisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

 

Të fundit