Flash News

E-TJERA

Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset pas përplasjes me një mjet të parkuar

Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset pas përplasjes me

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Ngjarja ka bllokuar për disa minuta segmentin e rrugës, një nga më të frekuentuarit e qytetit.

Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve, i identifikuar me inicialet F.K, dyshohet se ka humbur e kontrollin e automjetit, duke u përplasur me një makinë të parkuar. Për shkak të goditjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Policia e Kavajës ka mbërritur menjëherë dhe po vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit