Flash News

E-TJERA

Aksident në Kavajë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Kavajë, ndërron jetë këmbësori
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Qerret të Kavajës.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues S. Xh ka aksidentuar këmbësorin L. V, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima ishte 65-vjeç. Drejtuesi i mjetit, 40-vjeç u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit