Flash News

E-TJERA

Aksident në Kavajë, një i vdekur dhe një e plagosur

Aksident në Kavajë, një i vdekur dhe një e plagosur

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku një mjet u përplas me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe shoferja e mjetit të përfshirë në aksident.

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një  automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur  me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut  të aksidentit.

 

Të fundit