Flash News

E-TJERA

Aksident në Koplik, humb jetën 38 vjeçari

Aksident në Koplik, humb jetën 38 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mbrëmjen e sotme në Koplik.

Sipas policisë, një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga tek rreth rrotullimi Koplikut. Për rrjedhojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit, Martin Lulaj.

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Të fundit