Flash News

E-TJERA

Aksident në Kukës, dy shoferë dhe dy pasagjerë të plagosur

Aksident në Kukës, dy shoferë dhe dy pasagjerë të

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku dy automjete janë përplasur në dalje të Rrugës së Kombit. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy shoferët e mjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në njërën prej makinave.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Kukësit, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit