Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë kirurgu i spitalit rajonal

Aksident në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë kirurgu i

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë, një makinë ka humbur kontrollin afërsi të fshatit Balldre. Për pasoje, shoferi gjeti vdekjen.

Viktima është Qesk Gjergji, mjek kirurg i spitalit të Lezhës, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

"Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë", sqaron policia paraprakisht.

Të fundit