Flash News

E-TJERA

Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet minatori në galeri

Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet minatori në

Një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në Bulqizë.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 ku në një minierë të Bulqizës, ka pasur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet të ketë mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ndërsa nuk dihet nëse personi që ka mbetur i bllokuar në galeri, është ende gjallë apo jo.

Të fundit