Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të qytetit të Pogradecit, një i plagosur

Aksident në hyrje të qytetit të Pogradecit, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce.

Një makinë është përplasur me një motor e si pasojë ka pësuar dëmtime drejtuesi i këtij të fundit.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit