Flash News

E-TJERA

Aksident në Pogradec, lëndohen 3 persona

Aksident në Pogradec, lëndohen 3 persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme afërsi të fshatit Bratomirë në Pogradec.

Një person me inicialet M.SH humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte, e për pasojë drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë janë lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Pogradecit për ndihmë.

Njoftimi i Plotë Policisë:

Më datë 15.02.2024, rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec, shtetasi M. Sh., duke drejtuar një automjet tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., dhe E. Gj., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit