Flash News

E-TJERA

Aksident në Prishtinë, një i vdekur dhe 14 të lënduar nga përplasja e autobusit dhe një automjeti

Aksident në Prishtinë, një i vdekur dhe 14 të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme mes një makine dhe një autobusi në Keqekollë të Prishtinës.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

 

Të fundit