Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrogozhinë-Peqin, dy të plagosur

Aksident në Rrogozhinë-Peqin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Rrogozhinë-Peqin.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku mjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të fundit