Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina kthehet përmbys

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina kthehet përmbys

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një mjet është përmbysur mbi urën e fshatit Shkallë të Xibrit, në rrugën e Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e sotme u regjistruan dy aksidente të tjera një në Durrës dhe një në Tiranë, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Njoftimi i Policisë:

Klos/Informacion paraprak Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat, shtetasi A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Të fundit