Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, efektivi i policisë përplas për vdekje një person me biçikletë

Aksident në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, efektivi i policisë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit. 

Sipas të dhënave të para, një person i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet, që drejtohej nga një efektiv policie.

Viktimë mësohet se ka mbetur 50-vjeçari Agim Shkambi, ndërsa është vënë në pranga efektivi i policisë Gjergj Gjeloshi i cili shkaktoi aksidentin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit