Flash News

E-TJERA

Aksident në Sarandë, 50-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Sarandë, 50-vjeçarja dërgohet me urgjencë

Një aksident automobilisti ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Sipas policisë, një makinë tip "Benz" ka përplasur një kalimtare 50-vjeçe e cila është dërguar në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në policinë e qytetit.

Rreth orës 17:40, në lagjen "Nr. 3" Sarandë, automjeti tip Benz, me drejtues  shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar shtetasen A. Ç., 50 vjeçe banuese në Sarandë, këmbësore.

50-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.", njofton policia.

Të fundit