Flash News

E-TJERA

Aksident në segmentin Rrogozhinë- Lushnje, tre të plagosur

Aksident në segmentin Rrogozhinë- Lushnje, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje.

Mësohet se një kamionçinë është përplasur me një furoristradë.

Nga përplasja kamionçina ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. 

Të fundit