Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër, 17-vjeçari përplaset me murin e banesës, plagosen vëllai dhe një shok

Aksident në Shkodër, 17-vjeçari përplaset me murin e

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër.

Mjeti i drejtuar nga një 17-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij të cilët janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, si edhe një 23-vjeçar që udhëtonte me ta.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit