Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër, dy të plagosur

Aksident në Shkodër, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”. A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi i motorit, si dhe shtetësja Sh. M., 61 vjeçe, pasagjere në motor. Të plagosurit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit