Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër-Velipojë, humb jetën një person

Aksident në Shkodër-Velipojë, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Sipas policisë, një 59 vjeçar ka humbur kontrollin  e motoçikletës që drejtonte, dhe më pas është  rrëzuar duke humbur jetën.

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit