Flash News

E-TJERA

Aksident në Tapizë, 22-vjeçarja përplas për vdekje kalimtarin

Aksident në Tapizë, 22-vjeçarja përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Tapizë.

Mjeti tip “Fiat” i drejtuar nga një 22-vjeçare ka përplasur shtetasin B. Xh 56 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit.

“Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit