Flash News

E-TJERA

Aksident në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona

Aksident në tunelin e Kalimashit, plagosen dy persona
Foto ilustruese

Një aksident u shënua pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Sipas policisë, dy makina u përplasën me njëra tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona. 

"Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit