Flash News

E-TJERA

Aksident në tunelin e Llogarasë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident në tunelin e Llogarasë, makinat përplasen

Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Llogarasë, ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Vlorës.

Shkak për aksidentit dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aktualisht, është bllokuar qarkullimi i mjeteve brenda tunelit.

Të fundit