Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, humb jetën 7-vjeçarja

Aksident në Vlorë, humb jetën 7-vjeçarja
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur sot në Vlorë. Mjeti ka përplasur 7 vjeçaren, në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se drejtuesi i mjetit E. Sh është shoqëruar në komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit