Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, një 53-vjeçar humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Vlorë, një 53-vjeçar humb kontrollin e mjetit

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një 53 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një person, ende të paidentifikuar.

Ky i fundit, sipas policisë, është rreth 60-vjeç dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit