Flash News

E-TJERA

Aksident pranë Kuvendit, makina përplas këmbësorin

Aksident pranë Kuvendit, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë ndërtesës së Kuvendit, ku një makinë ka përplasur një 55-vjeçar i cili po kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës.

Shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Të fundit