Flash News

E-TJERA

Aksident pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, plagosen 4 persona

Aksident pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, plagosen 4 persona
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në drejtim të Paraburgimit të Elbasanit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy automjeteve si dhe dy pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga një manover parakalimi të gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga mjekët.

 

Të fundit