Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Divjakë, 39-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

Aksident tragjik në Divjakë, 39-vjeçarja përplas për

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mizë, në Divjakë, ku një 39-vjeçare ka përplasur me makinë një këmbësor rreth 90 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesja e automjetit, J.K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja J. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit