Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset vëllai

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar,

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në aksin rrugor Kastel- Platanos, në fshatin Traqila të Greqisë.

Një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djem nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin, raportojnë mediat greke.

Për pasojë ka gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku, kurse vëllai i tij Ersid Qoshku gjendet i plagosur në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën .

I mituri dha frymën e fundit teksa po transportohej për në spital, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta mbajtur në jetë.

 

Të fundit