Flash News

E-TJERA

Aksidenti fatal në Sarandë, kush janë dy motrat që u shuan në lule të rinisë? (Emrat)

Aksidenti fatal në Sarandë, kush janë dy motrat që u shuan

Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, janë dy motrat që u shuan në aksin Sarandë - Delvinë.

Ela Dhimaku ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku ishte pasagjere.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe Antonela Zhupa, 24 vjeçe. E reja u dërgua fillimisht në Spitalin e Sarandës, por më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Të fundit