Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë në Korçë, humb jetën 36-vjeçari

Aksidenti i rëndë në Korçë, humb jetën

Është konfirmuar një viktimë nga aksidenti i rëndë në Korçë, ku mbetën të plagosur fillimisht 6 persona.

Mësohet se ka ndërruar jetë E. M., 36 vjeç i cili ishte drejtues i mjetit tip “Volkswagen”. Të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit “Hyundai” po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit