Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë në Thumanë-Kashar, vdes 48-vjeçari, arrestohet shoferi 22-vjeçar

Aksidenti i rëndë në Thumanë-Kashar, vdes 48-vjeçari,

Një aksident i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Kashar, i ka marrë jetën një 48-vjeçari.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën pas mesnate, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Në pranga është vënë drejtuesi i automjetit tjetër, I. I., 22 vjeç i cili ka përplasur viktimën me mjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njofton policia.

Të fundit