Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 1 viktimë dhe 9 të plagosur, arrestohet shoferi i minibusit që përfundoi në përrua

Aksidenti me 1 viktimë dhe 9 të plagosur, arrestohet shoferi i

Policia ka arrestuar shoferin e minibusit, që u përfshi dje në një aksident që solli vdekjen e një personi dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Arjol Xhepexhiu 47-vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh ra në prangat e policisë.

Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme në aksin Gramsh-Kërpiç, pranë fshatit Bregas. Minibusi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.

I pajetë mbeti Ledian Lami, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar. Ndërkohë të plagosurit janë të moshave të ndryshme.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., 47 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shtetasi L.L., dhe u plagosë drejtuesi i mjetit dhe 9  pasagjerët shtetasit  , E.S., 25 vjeçe , O.B., 29 vjeçe, S.R., 75 vjeç, B.G., 59 vjeçe , N.R., 61 vjeçe, A.P., 60 vjeç, E.P., 55 vjeçe , J.Ç., 18 vjeçe dhe V.L., 26 vjeç, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit