Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, 2 të plagosurit në gjendje të rëndë mbërrijnë te Trauma

 

Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, 2 të plagosurit në

Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik në Tepelenë ku mbetën 4 të vdekur, kanë mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë.

Lavdosh Bega, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, 57 vjeç, Riza Rapaj, 82 vjeç dhe Afërdita Meta, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.

Të plagosur janë, Jani Meta rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij, Lavdie Meta, 63 vjeç.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.  

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.  

 

Të fundit