Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, humb jetën i plagosuri

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, humb jetën i plagosuri

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Bëhet me dije se si pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Sipas autoritetve janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë e aksidentin kanë mbetur të plagosur shoferi “Volkswagen-it” dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin e tij. Fatkeqësisht, raportohet se njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Të fundit