Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Durrës, humb jetën 50-vjeçari

Aksidenti në Durrës, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti automobilistik ku u përfshi sot në Durrës.

Sipas policisë, një automjet tip Benz kaloi me shpejtësi trafikndarësen, e më pas përplasi një makinë dhe biçikletë ku udhëtonte viktima me iniciale F.GJ dhe më pas përfundoi në një lavazh.

"Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Të fundit